Heaven and Earth

Pra, në Bibël idetë e Qiellit dhe Tokës janë mënyra e të folurit për hapësirën E Perëndisë dhe hapësirën tonë. E kuptoj hapësirën tonë shumë mirë. Ne jetojmë këtu. Ka pemë, lumenj, male. Por i kuptuari im i hapësirës së Perëndisë është paksa i mjegullt. Dhe në Bibël gjejmë figura, që përpiqen të na ndihmojnë të kuptojmë hapësirën e Perëndisë, Që është faktikisht e pakapshme për ne. Këto pra janë dy lloje të ndryshme hapësirash. Po, ato janë të ndryshme në natyrën e tyre, por ja se ҫfarë është vërtet interesante. Në Bibël këto nuk janë gjithnjë hapësira të ndara. Pra, mendoni për Qiellin dhe Tokën si dy dimensione të ndryshme, që mund të mbivendosen me njëra – tjetrën Saktësisht në të njëjtën hapësirë. Ne flasim shumë për të shkuarit tonë në qiell pasi të vdesim, Por për idenë e Qiellit dhe Tokës, që mbivendosen, nuk flasim shumë. Kjo gjë është paksa ҫmenduri, sepse bashkimi i Qiellit dhe Tokës është pikërisht ajo se për ҫfarë Bën fjalë historia Biblës, sesi ata dikur kanë qenë plotësisht të bashkuar dhe pastaj Janë ndarë dhe për atë sesi Perëndia po i bashkon përsëri. Të kthehemi në fillim, aty ku Qielli dhe Toka po mbivendosen plotësisht. Po, pikërisht për këtë bën fjalë përshkrimi i Kopshtit të Edenit në Bibël. Është vendi ku Perëndia dhe Njerëzimi banuan bashkë në mënyrë të përsosur, pa ndarje dhe ku njerëzit Pastaj bashkëpunuan me Perëndinë në ndërtimin e një bote të frytshme dhe të bukur e kështu me rradhë. Por, ne si njerëz donim t'i bënim gjërat ndryshe. Ne donim që Perëndia të largohej nga jeta jonë dhe donim të krijonim një botë pa Të. Po. Pra ja ku janë këto dy hapësira tani dhe Bibla në fakt përdor shumë lloje të ndryshme fjalësh Dhe frazash për t'iu referuar këtyre dy hapësirave, për të bërë një dallim të qartë. Pra ti the se këto hapësira mund të mbivendosen me njëra – tjetrën; ma shpjego pak sesi funksionon kjo. Këtu është vendi ku duhet të fillojmë të flasim për tempujt, sepse në botën biblike Ju e përjetoni praninë e Perëndisë, duke shkuar në një tempull. Këtu Qielli dhe Toka mbivendosen me njëra – tjetrën. Në Bibël përshkruhen dy lloje tempujsh. Njëri është tabernakulli, Praktikisht një tendë e ndërtuar nga Moisiu. Dhe tjetra ishte kjo ndërtesë madhështore e ndërtuar Nga Salomoni. Dhe këta tempuj janë dekoruar me pemë frutore e lule, si dhe figura engjëjsh Dhe ҫdo lloj ari e gurë të ҫmuar. Këto janë projektuar që t'ju bëjnë të ndiheni sikur po Ktheheni në kopsht. Dhe në qendër të tempullit ishte një vend

I quajtur vendi Shumë i Shenjtë, që ishte vendi, ku qëndronte prania e Perëndisë. Tani mund të shkojmë dhe të rrimë me Perëndinë përsëri. Mos u nxito, sepse tempulli krijon gjithashtu një problem. Pra hapësira e Perëndisë është plot me praninë, mirësinë, drejtësinë dhe bukurinë e Tij. Por hapësira e njeriut është e mbushur me mëkat, padrejtësi, që rezulton në shëmti. Atëherë si mbivendosen me njëra tjetrën këto dy hapësira, nëse janë kaq të ndryshme dhe janë në konflikt Me njëra – tjetrën? Kjo ëshë zgjidhur përmes flijimit të kafshëve. Po, është paksa e ҫuditshme. Ҫfarë lidhje kanë flijimet e kafshëve me këtë? Po, ideja është kjo: flijimet e kafshëve, disi e thithin mëkatin kur kafsha Vdes në vendin tuaj dhe krijon një, si të thuash, hapësirë të pastër, ku tani jeni të lirë Të hyni në tempull dhe të qëndroni në praninë e Perëndisë. Në rregull. Pra, nëse unë jam izraelit dhe jetoj në Jeruzalem, unë mund të hyj Në praninë e Perëndisë, por ti the se historia e Biblës bën fjalë për ribashkimin e Qiellit dhe Tokës? Saktë. Pra ne duhet të vazhdojmë të ecim në histori, ku arrijmë te Jezusi në Dhjatën E Re. Dhe tek Ungjilli i Gjonit, ne e dëgjojmë deklaratën se Perëndia u bë njeri në Jezusin Dhe banoi në mesin tonë. Fjala "banoi" është shumë interesante këtu. Fjalë për fjalë do të thotë 'e vendosi Një tendë mes nesh'. Prandaj, ajo që Gjoni po deklaron këtu është se Jezusi është një tempull. Ai ëshë tani vendi ku Qielli dhe Toka mbivendosen. Interesante për Jezusin është se Ai nuk po qëndron në këtë hapësirë të sigurtë dhe të pastër. Ai po vjen vërdallë dhe po qëndron me mëkatarë. Ai po i shëron njerëzit nga sëmundjet Dhe po u fal mëkatet e tyre. Ai faktikisht po krijon xhepa të vegjël të Qiellit, ku njerëzit mund të jenë në praninë e Perëndisë, Por Ai po e bën këtë aty në mes të botës së mëkatit dhe vdekjes. Dhe ai vazhdon t'u thotë të gjithëve se Mbretëria e Qiellit është afër. Ai madje u tha ndjekësve të tij të luteshin rregullisht që mbretëria e Perëndisë të vinte dhe Që vullneti i Tij të bëhej këtu në Tokë, ashtu si në Qiell. Por shumë njerëz kërcënohen prej Jezusit dhe e vrasin, gjë që duket sikur Po e prish gjithë këtë plan për ta ribashkuar Qiellin dhe Tokën. Por ne duhet të kthehemi në një skenë më të hershme në historinë e Jezusit, ku Gjon Pagëzori E pa Jezusin dhe tha: "Ky është Qengji i Perëndisë, që heq mëkatin E botës"! Pra, Jezusi nuk po konsiderohet vetëm si tempull, por edhe Si sakrifica e tempullit.

Po, kryqi pra është tani vendi ku Jezusi e thith mëkatin, për të krijuar një hapësirë të pastër, Që nuk është e kufizuar, sikur flijimet e kafshëve. Sakrifica e Jezusit ka fuqi që të vazhdojë të përhapet E përhapet dhe të ribashkojë gjithnjë e më tepër Qiellin dhe Tokën. E tërë kjo është e mrekullueshme, por më lë me pyetjen e madhe në mendjen time, që është: "Çfarë do të ndodhë me mua kur vdes? A nuk fluturoj unë thjesht në hapësirën e Perëndisë për të qenë me Jezusin?" Po, disa herë në Dhjatën e Re mësojmë se të krishterët do të jenë me Jezusin Në qiell pasi të vdesin, por fokusi i historisë së Biblës nuk qëndron këtu. Fokusi është në atë sesi Qielli dhe Toka po ribashkohen përmes Jezusit dhe një ditë do të bashkohen Plotësisht, kur Ai të kthehet. Në librin e Zbulesës na jepet kjo pamje e bukur E kopshtit të Edenit, tashmë në formën e qytetit, duke ardhur për t'i dhënë fund epokës së mëkatit dhe vdekjes, Duke shpenguar gjithë historinë njerëzore në një krijim të ripërtërirë. Dhe hapësira e Perëndisë dhe hapësira e Njeriut Mbivendosen plotësisht me njëra tjetrën. Na kontaktoni:

Leave a Comment